Unaza gjigante në gishtin e Nora Istrefit nxit dyshimet, me kë po i kalon ditët e izolimit

Mediale Vip

Unaza gjigante në gishtin e Nora Istrefit nxit dyshimet, me kë po i kalon ditët e izolimit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 07:51
Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë shumë e heshtur për jetën personale pas ndarjes nga Robert Berisha.

Ditën e sotme, gjatë intervistës për emisionin ‘Rudina’, ajo ka marrë vëmendje për një unazë me gur në ngjyrë smeraldi që kishte vendosur në gishtin e martesës. Nuk dihet kush ia ka dhuruar aksesorin, por nuk është hera e parë që shihet në paraqitjen e saj.

Në profilin e saj në Instagram duket se e ka përdorur në disa foto profesionale që në muajin janar.

Image

Nuk dihet ende nëse ka të reja për jetën personale të Norës. Ndërkohë është shprehur se ditët e izolimit po i kalon me vogëlushen e saj Rene.

“Për momentin jo keq, ndoshta është dhe pak herët, por po më duket pak si pushtim. Po rrimë bashkë me vajzën po luajmë, po vallzojmë po ngjyrosim, mos të mërzitemi. Në ditët në vijim do të shohim. E vetmja mënyrë si ta kalojmë këtë situatë është të jemi pozitivë”, tha Nora.

Ish-bashkëshorti Robert ndodhet në karantinë pasi u kthye nga Amerika para disa ditësh. Ai ka qenë në titujt e faqeve rozë për një romancë me Xhesika Kadiun, të cilën nuk e ka komentuar asnjëherë publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat