Kim Kardashian tani në konflikt me Kendall Jenner

Mediale Vip

Kim Kardashian tani në konflikt me Kendall Jenner

Më: 28 mars 2020 Në ora: 21:15
Kim Kardashian dhe Kendall Jenner

Drama Kim-Kendall nuk po gjen zgjidhje.

Në episodin e ri të Keeping Up With Kardashians , Kim tregon se ajo punon më shumë në krahasim me të gjithë vëllezërit dhe motrat.

Mosmarrëveshja u ndez mes Kim, Kourtney, Khloe dhe Kendall duke folur për shëndetin e keq të Kylie Jenner në shfaqjen në Javën e Modës në Paris.

Themeluesja e SKIMS vazhdoi duke thënë se ajo kurrë nuk do ta humbiste rastin për tu paraqitur në shfaqjen në Paris.

“Nëse do të isha në shtratin tim të vdekjes, unë përsëri do të shfaqesha,” tha Kim.

Duke rënë dakord me Kim, Kendall u shpreh “Dhe unë”, por së shpejti iu dha një vërejtje nga Kim e cila tha: “Jo, ju poashtu keni ankthe”.

Kendall u përgjigj duke thënë: “A po tallesh me mua? Unë betohem në Zot. Unë kam qenë e sëmurë dhe kam pasur sulme të mëdha paniku. Por unë punoj edhe kur jam e sëmurë ose jo”.

Tensionet u ndezën edhe më shumë kur të trija i treguan me shembuj Kim-it mbi “narracionin e saj për këtë etikë të punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat