Missi i Anglisë në krye të luftës kundër virusit, doktoresha bukuroshe tregon për situatën në spitale

Mediale Vip

Missi i Anglisë në krye të luftës kundër virusit, doktoresha bukuroshe tregon për situatën në spitale

Më: 20 prill 2020 Në ora: 13:03
Misi i Anglisë

Misi aktual i Anglisë ka mundur më në fund tu bashkohet kolegëve të saj në spitalin Boston's Pilgrim në luftën kundër koronavirusit.

Dr Bhasha Mukherjee, nga Lincolnshire, kishte mbetur e bllokuar në Indi pa asnjë mundësi për një fluturim kthimi që në fillim të këtij muaji dhe  kur më në fund mbërriti, iu desh të vetë-izolohej për 2 javë.

E gëzuar që do të kthehej në punën që do, por pa ditur si do të ishte situate që e priste në turnin 13 orësh, misi tregon se ndiente shumë ankth, i cili arriti kulmin kur shkeli në spital.

Image

Ajo tregon se kishte një mungesë të theksuar pajisjesh mbrojtëse për infermieret.

Për të përballuar mendërisht situatën, misi ka zgjedhur të shkruajë raporte për situatën dhe të filmojë video ku shpjegon ato që stafi mjekësor duhet të përballojë në pandemi.

Mesazhet e saj kanë frymëzuar ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë pozitivisht për doktoreshën që mban titullin e misit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat