Shtyhet dasma e Arbër Zenelit, shkak koronavirusi

Mediale Vip

Shtyhet dasma e Arbër Zenelit, shkak koronavirusi

Më: 3 maj 2020 Në ora: 22:02
Arbër Zeneli

Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli kishte planifikuar të martohet me Majlinda Hodën me 17 korrik të këtij viti.

Për shkak të koronavirusit, sulmuesi është detyruar ta shtyjë datën e martesës deri në një kohë të pacaktuar.

“Miqt te nderuar ju njoftoj se darsma e planifikuar me 17/7 2020 e kemi anuluar per shkak te pandemis ( covid 19) ju faleminderes per mirkuptim. Do te ju njoftoj për nji dat te re ne vitin e ardhshum”, ka shkruar Avni Zeneli, babai i Arbërit.

Ky vit nuk ka qenë shumë i suksesshëm për Arbërit, ku përveç anulimit të dasmës kishte edhe një lëndim që e mbajti jashtë fushave shumë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat