Me birrë në dorë, këngëtari shqiptar uron Fitër Bajramin

Mediale Vip

Me birrë në dorë, këngëtari shqiptar uron Fitër Bajramin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:26
Endri Prifti

Sot, myslimanët në gjithë botën po festojnë Fitër Bajramin.

E në këtë ditë urimet nga artistët e estradës nuk kanë munguar, e ato kanë ardhur në mënyra të ndryshme.

Por, krejt ndryshe ka zgjedhur të urojë këngëtari nga Shqipëria, Endri Prifti.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari shfaqet me birrë në dorë, ndërsa uron shëndet dhe mbarësi për të gjithë.

“Gëzuar Bajramin. Zemra të gëzuara të keni të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për të gjithë. Gëzuar”, janë fjalët e Endri Priftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat