Kylie Jenner reagon pas pretendimit të “Forbes” se gënjeu për statusin miliardere

Mediale Vip

Kylie Jenner reagon pas pretendimit të “Forbes” se gënjeu për statusin miliardere

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:31
Kylie Jenner

Kylie ka reaguar pas lajmit se gënjeu për të marrë statusin miliardere.

Prestigjiozja “Forbes” ka njoftuar se Kylie Jenner ka gënjyer për shifrat e ndërmarrjeve si dhe falsifikoi taksat.

Pak muaj pasi u shpall për herë të dytë me radhë miliarderja më e re nga “Forbes”, Kylie del se nuk është e tillë.

“Forbes” e akuzon atë se gënjeu për shifrat e ndërmarrjeve si dhe falsifikoi dokumentat e tatimeve, vetëm që t’i takonte ky status.

Pas lajmit ‘shokues’, ka reaguar vet Jenner, e cila as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë, por thotë se ka gjëra të tjera me të cilat duhet të merren të tjerët sesa me pasurinë e saj.

“Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa me fiksimin se sa para kam unë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat