Ndahet nga jeta kitaristi legjendar!

Mediale Vip

Ndahet nga jeta kitaristi legjendar!

Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:00
Bob Kulick

Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare kitaristi legjendar Bob Kulick, i njohur për bashkëpunimin e sukseshëm me KISS, Lou Reed, dhe Diana Ross.

Ka qenë vëllai i tij Bruce ai që ka dha lajmin e hidhur ku nëpërmjet një statusi në Tëitter ai ka njoftuar fansat për ndarjen nga jeta të legjendës.

“Me zemër të thyer më duhet të them që vëllai im u nda nga jeta. Dashuria e tij për muzikën, talenti si muzikant dhe producent duhet të festohet gjithmonë. E di që ai tani është në Paqe, së bashku me prindërit tanë, duke luajtur me kitarë me zë të lartë. Ju lutem respetoni dëshirën e familjes Kulick për privatsi’; shkruhet në lajmërimin e trishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat