Aktorja e njohur dënohet me pesë muaj burg - Bota Sot
Aktorja e njohur dënohet me pesë muaj burg

Mediale Vip

Aktorja e njohur dënohet me pesë muaj burg

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 11:53
Ilustrim

Një aktore e njohur iraniane që ka luajtur një film fitues çmimi Oskar, është dënuar sot me pesë muaj burg për veprën ‘aktivitete propagande kundër shtetit’ pasi rishpërndau një video ku policia vendase sulmonte një grua sepse nuk mbante shaminë e kokës.

Taraneh Alidoosti, e cila ka luajtur në filmin ‘The Salesman’ (Tregtari) që fitoi një Oskar në 2017, është dënuar me pesë muaj burg.

Media të ndryshme i janë referuar Alidoosti si ‘Natalie Portman e Iranit’. Ajo ka shkaktuar zhurmë në 2016 kur tregoi një tatuazh feminist në një konferencë shtypi.

Gazetari i vjetër vendas Giso Faghfouri tha se Alidoosti ishte ndaluar prej ankesës së një komisioni ligjor parlamentar.

Alidoosti nuk pritet të burgoset menjëherë dhe dënimi i saj është ndryshuar në dy muaj. Për shkeljen në fjalë aktorja ishte ndaluar në janar 2020 por ishte liruar me kusht.

Më herët ajo kishte kritikuar qeverinë iraniane me një postim në Instagram, duke thënë për rreth 6 milionë ndjekësit e saj se “nuk jemi qytetarë, por të kapur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat