Paralajmërimet e tmerrshme për ndarje nga Brad Pitt ndaj Jennifer Aniston

Mediale Vip

Paralajmërimet e tmerrshme për ndarje nga Brad Pitt ndaj Jennifer Aniston

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 12:26
Brad Pitt

Kur u bë e ditur se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u ndanë në vitin 2005, që të dy e dinin se aktori do të kthehej tek Angelina Jolie.

“Për të gjithë ata që i ndjekin këto gjëra, ne dëshirojmë të tregojmë se ndarja jonë nuk është si rezultat e asnjë prej spekulimeve”, kishin thënë më parë dyshja, shkruan Mirror.

Por, pas problemeve ndër vite, sipas shoqërisë së tyre, arsyeja kryesore e ndarjes së tyre ishte se që të dy aktorët ishin shumë të zënë duke punuar në profesionin e tyre.

Problemi, siç është thënë, ka qenë presioni i Çiftit për të qenë perfekt, që në të vërtetë ata ishin vetëm një dyshe që pati luhatje emocionale.

Një burim i kishte thënë People: “Ata filluan të humbnin interesin për njëri-tjetrin. Pa marrë parasysh jetës së tyre të mirë dhe posedimit të gjithçka që donin, ata nuk ishin të lumtur”.

Thuhej po ashtu se Brad ishte i pari që kërkoi që të kishin fëmijë, ndërsa Jennifer në atëkohë kishte qenë e angazhuar në serialin “Friends”.

Përkundër dëshirës së tij, aktorja kishte qenë duke u përballuar me probleme të ndryshme, ndërsa Brad nuk ishte aty për të.

Paralajmërimi më i tmerrshëm sipas Mirror, ishte kur aktori i kishte kërkuar ish-bashkëshortes ca kohë të qëndronte i vetëm, pasi dëshironte të shihte se kush është në të vërtetë.

Edhe pse Jennifer dëshironte që martesa të vazhdonte, Brad pas disa kohë u bashkua me Angelina Jolie, me të cilin ndan gjashtë fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat