“E ke yllin në ballë”, Romeo Veshaj përkrah Jonidën publikisht për projektin e saj të ri

Mediale Vip

“E ke yllin në ballë”, Romeo Veshaj përkrah Jonidën publikisht për projektin e saj të ri

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:10
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi publikoi një video ku shfaqej ajo vetë e shtrirë, teksa në fund ishte logo e “Vizion Plus”. Çdo gjë të bën të mendosh për një projekt të ri të Maliqit në ekranin e “Vizion Plus”, edhe pse nuk bëhet e ditur nëse do të ketë të bëjë me modën apo muzikën. Megjithatë ky rikthim i saj është pritur mjaft mirë nga të gjithë, por duket se fansi më i zjarrtë i këngëtares është partneri i saj, Romeo Veshaj, i cili e mbështet Jonidën gjithmonë ashtu si ka bërë edhe së fundmi. Ai ka publikuar të njëjtën video, por vëmendjen e ka marrë dedikimi i veçantë. “E ke yllin në ballë”, shkruan Romeo, duke treguar kështu hapur edhe vlerësimin si artiste për të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat