Unazat e floririt në duar tregojnë se aktorja e famshme i ka dhënë fund beqarisë

Mediale Vip

Unazat e floririt në duar tregojnë se aktorja e famshme i ka dhënë fund beqarisë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:13
Emma Stone

Edhe aktorja e famshme Emma Stone i ka dhënë fund beqarisë dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi. Emma është martuar së fundmi me regjisorin Dave McCary, sipas një raportimi të “Page Six”.

Një burim pranë çiftit ka thënë për median në fjalë se dyshja janë martuar dhe dyshimet për këtë lindën që para disa javësh. Emma dhe Dave u shfaqën në fillim të këtij muaji duke ecur pranë njëri-tjetrit, por ato që ranë më shumë në sy ishin unazat e floririt në gishtat e tyre.

Çifti i famshëm bënë publike fejesën dhjetorin e shkuar, përmes një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit. Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por në muajin maj, Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri, diçka që i bëri fansat të dyshonin për martesë.

Shfaqja e çiftit 2 javë më parë me unaza ishte një provë më tepër, që shtonte dyshimet për një martesë në fshehtësi. Flitet se Emma Stone mund të jetë edhe shtatzënë, por për këtë nuk ka ende një provë të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat