Dojna Mema tregon se si ka shtuar peshë këto kohë!

Mediale Vip

Dojna Mema tregon se si ka shtuar peshë këto kohë!

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 14:42
Dojna Mema

Ashtu siç ka njerëz që duan të humbin peshë, ka edhe nga ata të tjerë që duan të shtojnë.

Nëse është e vërtetë se humbja në peshë është një gjë shumë e vështirë, po aq e vërtetë është edhe fitimi i disa kileve të tepërta!

Dhe së fundmi për këtë ndjekësit i janë drejtuar Dojnës, pasi paskan vënë se re ka shtuar në peshë.

Moderatorja ka ndarë një mesazh me fansat në Instastory, ku dikush e pyet se si ka shtuar në peshë dhe ajo tregon:

Një nga pyetjet më të shpeshta. Nuk po ndjek asnjë regjim ushqimor. Thjesht kam hequr disa strese, kam udhëtuar shumë nëpër fshatra këtë periudhë. Besoj se ka ndikuar ushqimi bio dhe kjo periudhë pushimi.

Mos ndoshta ka të bëjë dhe dashuria?

Pak ditë më parë Dojna ka postuar një foto ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit ende nuk na e ka zbuluar, teksa ka shkruar:

Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura.
P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat