Pas tre dekadash, Taylor Swift hedh nga “froni” Whitney Houston, këngëtarja thyen rekordin duke …

Mediale Vip

Pas tre dekadash, Taylor Swift hedh nga “froni” Whitney Houston, këngëtarja thyen rekordin duke …

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 08:15
Taylor Swift

Taylor Swift ka thyer rekordin e vendosur nga Whitney Houston pas më shumë se tre dekadash.

Këngëtarja tejkaloi rekordin e Houston si gruaja e parë që mban vendin e parë për më shumë se një javë në Billboard 200.

Sipas Billboard, albumi i papritur i Swift gjatë karantinës, Folklor, ka shënuar javën e shtatë që qëndron në krye të tabelës.

Gjatë karrierës së saj Swift qëndroi për një total prej 47 javësh në vendin e parë në Billboard 200. Ndërkohë që Houston qëndroi 46 javë.

Vendin e tretë e mban Adele me 34 javë.

Taylor Swift ka nxjerrë në treg gjithsej shtatë albume.

Ajo u vendos për herë të parë në krye të Billboard 200, me albumin e saj të dytë Fearless në vitin 2008.

Ndërsa Houston zuri vendin e parë me albumin e saj debutues “Whitney Houston” në 1986.

Numrin më të madh të javëve në krye të tabelës së Billboard e mban The Beatles, me 132 javë në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat