Kida befason fansat me ndryshimin në dukje, merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve

Mediale Vip

Kida befason fansat me ndryshimin në dukje, merr vëmendje me stilin e veçantë të flokëve

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:24
Kida

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer për publikun.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh befason fansat me postimet që bën.

Këtë herë, krijuesja e hitit “Moti” mori vëmendje të madhe me stilin e flokëve e pamjen e veçantë.

Biondja, e kthyer në rozë, mahnit me ndryshimin në dukje teksa ka krijuar një stil unik flokësh.

Fotografitë që ndau u komplimentuan mjaft shumë edhe nga miqtë, e fansat që numëron në Instagram.

Kida njëherësh është mjaft aktive edhe në muzikë, gjersa “Edhe sa” mban titullin projekti që e lansoi për herë të fundit.

Deri më tani, kënga mblodhi mbi nëntë milionë klikime në YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat