“Muajt më të bukur të jetës sime”- Jonida Vokshi publikon foton e ëmbël me Emën: Të do mami shumë

Mediale Vip

“Muajt më të bukur të jetës sime”- Jonida Vokshi publikon foton e ëmbël me Emën: Të do mami shumë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:12
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi mirëpriti në jetë vajzën në qershor të këtij viti dhe këto katër muaj, me Emën në jetën e saj, kanë qenë më të bukurit për të.

Aktorja publikoi një foto të ëmbël e shtrirë në krevat krah vogëlushes në katër mujorin e lindjes së saj dhe shkroi: “E vogla ime u bë 4 muajshe sot! Katër muajt më të bukur të jetës sime! Të do mama shumë Emushe.”

Ema është fëmija i parë i Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit.

Image

Çifti janë shumë të përkushtuar ndaj vajzës së tyre dhe nuk ngurojnë të ndajnë momente me të në rrjetet sociale.

Pas lindjes së vajzës, aktorja u komentua shumë pasi arriti të kthejë menjëherë format e saj trupore.

Gjatë një interviste, ajo zbuloi se gjatë shtatzënisë arriti të shtojë vetëm 5-6 kile dhe kjo duke u ushqyer shëndetshëm si edhe duke bërë aktivitet fizik në këshillim me mjeken e saj.

“As unë nuk e prisja. Fati im i parë ishte që jam marrë shumë me stërvitje përpara se të mbetesha shtatzënë. Kam pasur një periudhë shumë intestive që jam marrë me stërvitje.

Isha me një fizik shumë të mirë në momentin që mbeta shtatzënë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzënë, një ndër ditët më të lumturua të jetës sime, nuk kam menduar në asnjë moment për fizikun tim.

Kurrë nuk ka qenë parësor apo në synimet e mia që të ruaja një peshë gjatë apo pas shtatzënisë. Doja të shijoja gjithçka. Qëllimi i vetëm që kisha ishte shëndeti i Emit dhe i imi. U ushqeva në mënyrë të shëndetshme, sipas këshillave të mjekes për ti dhënë Emit dhe vetes sime vlera ushqyese.

Unë nuk mora peshë të tepërt, diku 6-7 kile që ishte pesha e vajzës. Kur u izoluam ecja në pistë në shtëpi të paktën tre herë në ditë, me këshillën e mjekes. Ajo më tha që duhet të ecja shumë.

Nëse ushqehesh shëndetshëm, nuk do të thotë që ti mendon për trupin tënd por të rrisësh një fëmijë të shëndetshëm dhe nëse bën aktivitet fizik, kjo më ndihmoja të vija shpejt në formë,”– tha Jonida Vokshi e ftuar në “Rudina”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat