Moderatorja Marina Vjollca është ndër figurat më të komentuara të ekranit shqiptar.
Ajo është shumë aktive edhe në rrjete sociale, në të cilat nuk janë të rralla fotografitë e reja, të cilat i ndan me mbi 1 milion ndjekësit e saj.
Në postimin e fundit, Marina la pa fjalë të gjithë teksa shfaqet e veshur me veshje sportive, teksa kishte vendosur makijazh me nuanca të errëta.
Në të dy fotografitë, ku u shfaq me flokë të lëshuara dhe e veshur në bluzë sportive, bukuroshja pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se Marina së fundi njoftoi se është bërë ambasadore e brendit “Elisabetta Franchi” për Shqipëri e Kosovë.