E tradhtoi dy herë, por çfarë bëri Tristan Thompson që Khloe Kardashian arriti ta falte

Mediale Vip

E tradhtoi dy herë, por çfarë bëri Tristan Thompson që Khloe Kardashian arriti ta falte

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:03
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po fillojnë një kapitull të ri së bashku.

Sipas E!Online koha që ata kaluan së bashku gjatë karantinës ka bërë që të rikthehen në krahët e njëri tjetrit sërish dhe të hedhin pas të shkuarën.

Gjatë muajve të fundit, Khloe dhe Tristan nuk kanë nguruar të ndajnë momemte familjare me vajzën e tyre 2-vjeçare, True Thompson, në Instagram.

“Ata janë bashkë. Ajo është shumë e lumtur që e ka pranë Tristan-in, ashtu si dhe për faktin që gjërat po shkojnë shumë mirë”,- tha një burim.

Por, si ia doli Tristan të rifitonte zemrën e Khloe?

Ai e ka tradhëtuar atë kur ishte shtatzënë në 2018-ën, dhe përsëri një vit më vonë.

Sipas së njëjtës media, Khloe mund ta ketë falur Tristanin, por e kaluara nuk është diçka që ajo është e gatshme ta harrojë.

“Khloe heziton herë pas here dhe po e merr çdo gjë shumë ngadalë”,- shtoi burimi.

Tristan ka kërkuar falje pa pushim dhe betohet se ka ndryshuar përgjithmonë. Khloe rezistoi për një kohë të gjatë, por basketbollisti gjeti sërish rrugën drejt saj.

Vetë 36-vjeçarja, kohët e fundit pranoi se aftësia e tyre për të bashkë-prindëruar e ka surprizuar shumë. Gjatë një interviste në korrik, Khloe tha se ajo dhe Tristan, 29 vjeç, ishin në gjendje të ecnin përpara për hir të vajzës së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat