Almeda publikon foto me Tolgën nga pushimet në Miami

Mediale Vip

Almeda publikon foto me Tolgën nga pushimet në Miami

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:12
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift shumë i dashur për publikun, të cilët nuk njihen për ndonjë krizë në lidhje.

Dyshja po jetojnë dhe veprojnë në Turqi, ndërsa kohë pas kohe udhëtojnë në vende të ndryshme, kur të dy janë të lirë nga obligimet që kanë.

Së fundi, Almeda është kthyer prapa në kohë, duke postuar një fotografi të shkrepur më 2017 gjatë pushimeve në Miami.

Në atë foto, bukuroshja shqiptare shihet duke i dhuruar puthje Tolgës, teksa po shijonin detin në anije.

Kujtojmë se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Efehan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat