Me kushtin që i ka vënë Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, edhe po të dojë nuk e tradhëton dot!

Mediale Vip

Me kushtin që i ka vënë Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, edhe po të dojë nuk e tradhëton dot!

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 09:14
Jennifer Lopez, Alex Rodriguez

Jennifer Lopez nuk e duron dot tradhtinë (dhe s`ka faj)! Për këtë arsye, thuhet se po bën ç`është e mundur që të sigurohet se partneri i saj, Alex Rodriguez, do t`i qëndrojë besnik pas martesës.

Mediat e huaja rozë shkruajnë se 51-vjeçarja po e detyron Alex që të nënshkruajë një kontratë paramartesore, e cila përmban një klauzolë të fortë. Sipas saj, ai nuk mund të ketë marrëdhënie intime me femra të tjera pas dasmës, sepse në të kundërt, do t`i duhet të paguajë 250 milionë dollarë, e kjo do ta rrënonte financiarisht!

Po që i paska shkuar mendja mirë këngëtares! Gjithmonë nëse lajmi është i vërtetë, sepse “Gossip Cop”, pretendon se këto janë vetëm thashetheme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat