Chiara Ferragni publikon një foto nga lindja e Leos dhe bën lëmsh gjithë rrjetin

Mediale Vip

Chiara Ferragni publikon një foto nga lindja e Leos dhe bën lëmsh gjithë rrjetin

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Chiara Ferragni, Leo

Chiara Ferragni pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe siç duket shtatzënia e ka bërë mjaft nostalgjike. Ajo ka ndarë së fundmi në rrjete sociale në foto pas lindjes së djalit të saj, Leo dhe duket se është emocionuar pa fund.

Në imazhin e shkrepur dy vite më parë ajo shihet në spital duke mbajtur në krahë të porsalindurin, Leo, ndërkohë që pranë i gjendet edhe bashkëshorti i saj, Fedez. Chiara ka treguar se ky ka qenë momenti më i bukur për të dhe aty mori kuptim jeta e saj.

“Mbrëmjen e shkuar po shikoja fotot në celularin tim dhe kjo më bëri të qaja nga lumturia edhe një herë tjetër. Dita kur lindi Leo ishte më e gjalla dhe më e mira e jetës sime. Gjithçka kishte kuptim kur e pashë atë për herë të parë dhe nuk mund të pushoja së qari, vërtetë nuk mund të pushoja. Kam qarë gjatë gjithë kohës që e kam mbajtur në krahë, duke menduar se ishte e pamundur që po mbaja vogëlushin tonë. Kaq surreale dhe magjike. Për mua kjo ishte kuptimi i jetës. Mezi po pres që ta provoj sërish”, ka shkruar Chiara.

Mirëpo kjo foto i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit e blogeres, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë menduar se ajo ka sjellë në jetë vajzën që po pret. Ata janë shprehur se izolimi ua ka bërë mendjen lëmsh dhe se e kanë humbur tashmë sensin e kohës. Mirëpo Chiara ju është përgjigjur dhe ka treguar se ka hyrë në muajin e 6 të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat