Cilin reper po e ‘thumbon’ Majk me këtë postim?

Mediale Vip

Cilin reper po e ‘thumbon’ Majk me këtë postim?

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Majk

Majk ka drejtuar thumba në drejtim të kolegëve me postimin e fundit.

Një emër shumë i suksesshëm në skenën muzikore shqiptare është edhe ai i reperit, Majk.

Artisti është goxha aktiv me këngë të reja, ku nuk mungojnë bashkëpunimet dhe të cilat priten shumë mirë nga fansat e tij të shumtë.

Përmes postimit të fundit, Majk drejtoi “thumba” për dikë nga kolegët, duke thënë se reperët e dobët po tentojnë të ngriten më shpejt se që duhet.

“Kqyri kta repera tdopt, jon ka dojn me hip hala pa bo hop, nket hip hop. Sezona e Hip-hopit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Zhytem” titullohet projekti i fundit muzikor nga Majk, i cili erdhi në duet me Getin dhe rezultoi shumë e suksesshme. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat