Swift zbulon se bashkëpunëtori misterioz i albumit është i dashuri i saj

Mediale Vip

Swift zbulon se bashkëpunëtori misterioz i albumit është i dashuri i saj

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:59
Joe Alwyn, Taylor Swift

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka zbuluar se bashkëpunëtori misterioz, i njohur me emrin William Bowery, që ka pasur merita të shumta në albumin e saj të fundit “Folklore”, në fakt është i dashuri i saj, Joe Alwyn.

“William Bowery është Joe”, ka zbuluar këngëtarja në një film të ri në “Disney +”, i cili e shpërfaq atë duke interpretuar këngë nga albumi dhe duke diskutuar realizimin e tij.

Bowery misterioz është vlerësuar si bashkautor i këngëve Betty dhe Exile.

Fansat kishin spekuluar që nga fillimi se mund të ishte fjala për një pseudonim të përdorur për aktorin anglez, i cili ka qenë me Swiftin për tre vjet radhazi. 

30-vjeçarja i befasoi adhuruesit në korrik, kur e lansoi papritmas albumin “Folklore”, të cilin e realizoi gjatë izolimit shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Në filmin “Folklore: The Long Pond Studio Session”, të lansuar në “Disney +”, këngëtarja diskuton rreth këngëve të albumit të saj të tetë me producentët Jack Antonoff dhe Aaron Dessner. Gjatë filmit, ajo pranon se ka pasur “shumë diskutime rreth William Boweryit dhe identitetit të tij”.

“William Bowery është Joe, siç e dimë”, ka thënë ajo në film.

“Joe luan piano bukur dhe ai gjithmonë është duke luajtur dhe duke krijuar gjëra”, ka shtuar Swift.

Ajo zbulon po ashtu se Alwyn shkroi “të gjithë pjesën e pianos” në “Exile” dhe fillimisht këndoi pjesën e duetit që u regjistrua përfundimisht nga Justin Vernon dhe Bon Iver.

“Ai thjesht po e këndonte ashtu siç është i gjithë vargu i parë dhe kështu unë u futa në entuziazëm dhe më pyetën nëse mund ta vazhdonim ta shkruanim atë”, ka shpjeguar Swift.

Këtë javë, Swift mori gjashtë nominime për Grammy, përfshirë albumin e vitit, një çmim që ajo tashmë e ka fituar dy herë. Muajin e kaluar, “Folklore”, i vlerësuar edhe nga kritika, u bë albumi i parë që shiti më shumë se një milion kopje në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat