Partnerja e Nipse Hussle bën tatuazh portretin e reperit të ndjerë

Mediale Vip

Partnerja e Nipse Hussle bën tatuazh portretin e reperit të ndjerë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 18:06
Nipse Hussle

Kanë kaluar 20 muaj që kur partneri i saj, Nipsey Hussle, u vra në Los Angeles.

Pas kësaj kohe, Lauren London ka zgjedhur që t’ia kushtojë një tatuazh të ndjerit, shkruan Daily Mail.

Këtë e bëri të ditur artisti që e punoi shkrimin, ndërsa shihet portreti dhe një mesazh i reperit në duart e Lauren.

Shënimi i tij është në parakrahun e saj të majtë ndërsa në parakrahun e saj të djathtë, ajo ka tatuazh fytyrën e Nipsey.

Artisti dhe aktivisti u qëllua me armë zjarri jashtë dyqanit të tij të ‘Marathon Clothing’ në 31 Mars të vitit 2019.I dyshuari Eric Holder aktualisht po pret gjyqin për akuzat e vrasjes, ndërsa është deklaruar i pafajshëm në disa pika.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat