Vesa Luma thotë se projektet e reja do publikohen në 2021, shkaku i pandemisë

Mediale Vip

Vesa Luma thotë se projektet e reja do publikohen në 2021, shkaku i pandemisë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
Vesa Luma

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, prej disa vitesh është zhvendosur në Zelandë të Re.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, kanë ndërtuar një jetë të re atje dhe tashmë gëzojnë një familje të shëndoshë së bashku.

Duke qenë se rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme për çdo kë, një gjë e tillë duket se bën pjesë edhe në jetën e artistes shqiptare.

Biondja kësaj radhe u ka dhënë mundësi fansave të pyesin në lidhje me jetën dhe karrierën profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Pyetjet më shumë kishin të bënin me muzikë, marrë parasysh që ka një kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë.

“A jeni duke punuar në ndonjë këngë të re”, ka qenë pyetja e ndjekësit, ndërkohë që një përgjigje rreth kësaj nuk mungoi as nga Luma duke shtuar, “Po jam duke punuar në disa por që nga pandemia u desh të anuloheshin deri në vitin 2021”.

Projekti i fundit profesional i lansuar nga ajo titullohet “S’paska qenë e shkrumë”, të cilën e solli në duet me artistin Denik Prizreni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat