Shqipja del blof!

Mediale Vip

Shqipja del blof!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Tea dhe Andi

Pretendoi se lëshoi një bombë, por fotoja e Andit dhe Teas që Shqipja postoi pak më parë qenka ose mashtrim prej saj për tu bërë pjesë e kryetitujve, ose mosverifikim faktesh.

Shqipja ka postuar një foto në Instastory mbrëmjen e sotme ku shihet Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Në foton e postuar prej saj, Tea (e supozuar) shihet teksa puth Andin, por nuk dihej me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre.

Por, e vërteta doli shpejt në shesh.

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe ka pak ngjaashmëri me Tean, por nuk është ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat