“Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht”, Labinot Tahiri blen aparaturat e oksigjenit siq kishte premtuar

Mediale Vip

“Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht”, Labinot Tahiri blen aparaturat e oksigjenit siq kishte premtuar

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Labinot Tahiri

Labi ka realizuar inciativën e madhe duke blerë aparaturat e oksigjenit.

Këngëtari Labinot Tahiri edhe një herë është treguar i gatshëm për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Ai disa ditë më parë përmes një videoje ‘live’ në llogarinë e tij në Facebook, bëri të ditur se fondacioni i tij po dhuron 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.

Kurse sot duket se ato mbërrinë në Kosovë pasi vetë këngëtari ishte i lumtur për ta bërë të ditur lajmin.

“Arritën edhe këto..! Faleminderit Zotit dhe njerëzve që besojnë se të paktên ne mund të bejmē diqka ne ditet e veshtira!!! Sot arritën aparaturat të cilat prodhojnë OKSIGJEN, kurse nga neser do i shoh komunat të cilat nuk kanë një të tillë!
Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht përshkak gjendjes se rende atje! Me dashuri ndaj Zotit dhe njêrzve të vendit tim. Zoti i ruajt familjet e secilit qytetarë.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, ishte postimi i plotë i Labit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat