Ellen DeGeneres rrëfen eksperincën me Covid-19

Mediale Vip

Ellen DeGeneres rrëfen eksperincën me Covid-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Ellen DeGeneres

Ellen ka folur lidhur me infektimin me koronavirus.

Para pak ditësh, Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Ndërkohë së fundmi ajo ka ndarë me fansat gjithë simptomat, teksa lufta e saj me virusin e rrezikshëm vazhdon. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, moderatorja e famshme ka rrëfyer të gjithë efektet e Covid-19.

Ellen ka thënë se në përgjithësi ndihet mirë, por ka dhimbje shpine shumë të fuqishme, gati torturuese. Ajo është shprehur se kjo ka qenë gjëja më e vështirë për të për ta përballuar.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës, transmeton lapsi. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, është shprehur Ellen në videon e saj.

Edhe emisioni që ajo drejton “The Ellen DeGeners Show” është mbyllur, sepse moderatorja ndoqi të gjitha rregullat sapo mësoi se ishte prekur nga koronavirusi. Sezoni i 18-të i emisionit është xhiruar pa audiencë, që pas rikthimit në muajin shtator dhe shumica e të ftuarve kanë qenë të ftuar në mënyrë virtuale.

Kjo vjen pasi Ellen u vendos në qendër të vëmendjes mediatike muajt e verës, pasi një ish-punonjës deklaroi se vendi i punës në emisionin e saj ishte shumë toksik. Më pas të tjera histori pasuan dhe Warner Bros ndoqi një investigim për këtë rast.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat