Ariana Grande fejohet me të dashurin Dalton Gomez

Mediale Vip

Ariana Grande fejohet me të dashurin Dalton Gomez

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Ariana Grande

Ariana Grande ka publikuar imazhe ku tregon unazën e fejesës.

Këngëtarja e famshme botërore Ariana Grande ka bërë të ditur lajmin se ajo dhe i dashuri i saj Dalton Gomez janë fejuar.

Ariana bëri lajmin e ditur përmes Instagramit duke publikuar disa fotografi nga dita e sotme.

“Deri në përjetësi dhe përtej”, ishte mbishkrimi që Ariana i vuri imazheve të postuara.

Ndërsa brenda pak minutash ajo pranoi rreth 100 mijë komente duke e uruar atë për këtë hap të madh në jetë.

Kjo është fejesa e dytë e Ariana-s pasi të parën e përfundoi thuajse aq shpejtë sa e filloi me humoristin Pete Davidson, Ariana kishte thënë gjatë një interviste që ajo e kuptoi se nuk ishte lidhja e duhur për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat