Eros Ramazzotti rikthehet me gruan

Mediale Vip

Eros Ramazzotti rikthehet me gruan

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:40
Eros Ramazzotti dhe modelja Marica Pellegrinelli

A është bërë shkak pandemia apo një rikthim i pasionit? Shpejt për ta thënë, por këngëtari italian Eros Ramazzotti dhe modelja Marica Pellegrinelli janë kthyer sërish bashkë për të jetuar nën të njëjtën çati.

Siç tregon e përjavshmja italiane “Ki” këngëtari 57-vjeçar dhe modelja 25 vjet më e re kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët duke lënë pas ndarjen. Burimet i thanë revistës italiane se ende jetojnë në dhoma të ndara, por asgjë nuk është e sigurt.

Ramazzotti dhe Pellegrinelli u martuan në 2014-ën dhe jetuan së bashku për gati 10 vjet. Ata janë prindër të një vajze dhe një djali, por më erdhi ndarja. Për pak kohë të dy u përfolën për flirte te veçanta, por asgjë nuk u konfirmua. Ramazzotti ka edhe një vajzë nga martesa e parë me modelen e njohur Mishel Hunziger.

Pellegrinelli qëndroi për pak kohë në karantinë në shtëpinë e saj në Milano pasi u prek nga koronavirusi, por pas shërimit i është bashkuar familjes së vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat