“Ça thu, o ba?”

Mediale Vip

“Ça thu, o ba?”

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:24
Sara Hoxha, Ledri Vula, Poem Blu

Ledri Vula paralajmëroi para pak ditësh se ishte gati të sillte projektin më të ri muzikor. Ai publikoi një video në Instagram, duke ndarë në këtë mënyrë edhe pak sekonda nga kënga më e re me fansat e tij.

Ditën e djeshme pritja ka marrë fund dhe reperi lançoi “Sot, sot, sot”  duke e shoqëruar edhe me një super videoklip ku protagoniste është modelja Ergi Bardhollari.

Ky projekt po thyen rekorde klikimesh menjëherë pas publikimit dhe që tashmë u kthye në hit.

Kjo është kënga e parë që Ledri publikon që nga momenti që është bërë baba i Poem Blu, e cila tashmë së bashku me mami Sarën është kthyer në një fanse të zjarrtë.

Sara ndau pak minuta më parë një foto në Instastory, ku shihej Poem me Ledrin (duke fjetur). Bukuroshja ka zgjedhur një frazë të këngës së reperit ku thuhet “Dje, dje,dje, kur jom çu nmëngjes jom kon vet en krevat”.

“Ça thu o ba?”- ka shkruar Sara krah fotos, ku ai shihet në krevat me të voglën e tyre.

Sara dhe Ledri nuk na i kursejnë aspak momente të tilla me vogëlushen e tyre dhe na kanë ëmbëlsuar me këto foto kaq të bukura.

Ata nuk kanë vonuar dhe kanë nisur shëtitjet, që tashmë janë më të bukura se kurrë me prezencën e të voglës së tyre.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat