Noizy nuk kursen asnjë “kundërshtar”!

Mediale Vip

Noizy nuk kursen asnjë “kundërshtar”!

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:59
Noizy

Pritjes së gjatë i erdhi fundi dhe Noizy ka publikuar diss-in e shumëpërfolur “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar.

Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme.

Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjë” dhe veten “balenë”.

Megjithatë, ai diku në rreshta flet edhe për Big Kik i cili i bëri diss disa javë më parë në “Gjoni black”. Ai shprehet se ka dhënë shumë ndihma por disa kanë dalë “fake”.

Sakaq, reperi nuk ka ngurruar edhe një herë të përmend se kush është, çfarë ka kaluar për të mbërritur këtu dhe se ka mbi një dekadë në industri.

Një përgjigje duket se reperi e ka rezervuar edhe për Meriton Mjekiqin. Kujtojmë se ky i fundit u shpreh pak javë më parë se e konsideron Noizyn si “artistin më të keq”. Ata janë përplasur edhe virtualisht teksa reperi është shprehur se Meritoni e ka ftuar disa herë në emision.

Në këngë ai thotë se e përmendin kudo në emisione dhe e përdorin emrin e tij për publicitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat