Adele do lansoj albumin e saj të katër

Mediale Vip

Adele do lansoj albumin e saj të katër

Më: 13 janar 2021 Në ora: 22:20
Adele

Detajet për albumin e katër të këngëtares i ka zbuluar miku i ngushtë i saj.

Miku i ngushtë i Adele, Alan Carr ka zbuluar se ai ka dëgjuar pak nga albumi  i ardhshëm dhe i është dukur i mahnitshëm.

Fansat e këngëtares kanë pritur me padurim albumin e saj pasi rekordi i fundit shiti 22 milion kopje në të gjithë botën.

Duke folur për Michelle Visage në revistën “Grazia”, Alan tha: “Unë në të vërtetë kam dëgjuar disa pista mbi të. O zot, është kaq mahnitëse. Aq e mahnitshme. Puna është, a mund ta them vetëm këtë, mbaj mend që ndryshojnë gjatë gjithë kohës sepse janë vërtet gjëra të përafërta”.

Të gjithë më kanë pyetur se si është dhe unë ua përshkrova në mënyrën më të thjeshtë që duket si një mik i vjetër ka thënë Alan Carr.

Ndryshe, Adele ka publikuar tre albume deri më tani, në 2008, 2011 dhe 2015, të gjitha për sukses të jashtëzakonshëm kritik dhe komercial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat