Maluma së shpejti baba?

Mediale Vip

Maluma së shpejti baba?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:14
Maluma

Në çdo postim që Maluma bën gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave. Epo, skishte si të ndodhte ndryshe edhe kësaj radhe.

Në llogarinë e tij në Instagram këngëtari ka postuar një imazh, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze. Maluma shfaqet duke vendosur kokën mbi bark, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.

Krah fotos gjithashtu ai ka shkruar të njëjtën gjë që ka shkruar në bark pa bërë të ditura më shumë detaje. Kjo gjë i ka çorjentuar fansat të cilët menjëherë filluan të aludojnë se ai do të bëhet baba së shpejt.

Ka dhe nga ata të cilët mendojnë se ndoshta ky është një projekt i radhës. Epo derisa Maluma ta konfirmojë vetë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat