“Më thuaj një dëshirë”

Mediale Vip

“Më thuaj një dëshirë”

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:09
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari zbuloi para disa javësh se këtë vit do të shfaqej në ekran me një projekt të ri televiziv. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni, i cili ka në qendër fëmijët dhe na ka transmetuar mjaft emocione.

Pjesë e tij janë bërë edhe të rriturit, të cilët surprizohen nga fëmijët.

Fjoralba dëgjon dhe plotëson dëshirat e të gjithëve, por ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë dëshirën e moderatores.

Në fakt, emisioni “Më thuaj një dëshirë” na zbuloi edhe dëshirën e saj, që është pikërisht partneri i zemrës.

Më herët, Fjoralba ka treguar se e ka shijuar në maksimum emisionin e saj, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.

Ndërkohë para disa kohësh mediat zbuluan se cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën Fjoralbës. U zbulua se partneri i saj quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. Pasi mediat bënë publike fotot e Fjoralbës me partnerin, moderatorja ka vendosur të mos fshihet më dhe ka publikuar e vetë foto me Françeskon.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat