Kë e don Kresha më shumë se muzikën? Tregon Lyrical Son

Mediale Vip

Kë e don Kresha më shumë se muzikën? Tregon Lyrical Son

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:50
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Këtë të enjte në “Jashtë loje” krah moderatores Sidorela Gjoni ishte i ftuar reperi Lyrical Son, i cili solli një intervistë ndryshe dhe foli për shumëçka nga jeta e tij.

Teksa flisnin në pjesën e pare të intervistës në makinë lidhur me Milanin, skuadrën e zemrëssë Lyrical Son, pa dyshim që u fol edhe për mikun e tij më të mirë Mc Kreshën, i cili është pjesëtari tjetër kryesor i “Pints” grupit ku bëjnë pjesë dy rreperët.

“Mc Kresha, për mua është doktor i futbollit. Ai kupton shumë, di shumë dhe lexon shumë. Dhe prapë se prapë më thotë me modesti se nuk di, por unë mendoj që ai di e kupton për futbollin më shumë se disa prej trajnerëve shqiptar të futbollit.

Ai lexon e informohet për futbollin shumë, jo vetëm për një intervistë që të dijë çfarë të thotë, por sepse Kresha e do futbollin, madje Kresha e do futbollin më shumë se muzikën….”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat