Vajzat e “Për’puthen” të hapin rrugën, Bora Zemani është gati të rikthehet sërish në program

Mediale Vip

Vajzat e “Për’puthen” të hapin rrugën, Bora Zemani është gati të rikthehet sërish në program

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:01
Bora Zemani

8 ditë më parë Bora Zemani mungoi në “Për’puthen” për shkak të infektimit me Covid-19. Pas infektimit vendin e saj e zuri Ana Kauri, e cila ja doli me sukses të prezantonte dhe të menaxhonte situatat në program.

Pas saj provuan moderimin edhe Antonela e Melisa, e cila u rikthye dje në program për herë të parë pas largimit.

Mirëpo duket se kjo eksperiencë nuk do t’ju zgjasë shumë vajzave, sepse Bora është gati t’i rikthehet sërish ekranit. Ajo ka treguar ditën e sotme se ka fituar betejën me Covid-19. Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto të saj nga makina dhe një tjetër të gjithë ilaçeve që ka pirë gjatë kësaj kohe për ta luftuar virusin.

“Zyrtarisht Negative”, shkruan Bora përkrah fotove, duke treguar kështu se është gati t’i rikthehet sërish emisionit fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat