Andi e fton publikisht Melisën në takim përmes një video në rrjete sociale

Mediale Vip

Andi e fton publikisht Melisën në takim përmes një video në rrjete sociale

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 21:49
Melisa, Andi

Melisa dhe Andi janë dyshja shumë e përfolur në rrjet.

Melisa dhe Andi kanë qenë ndër ish-konkurrentët më të përfolur të emisionit “Përputhen”.

Ata disa javë më parë u akuzuan se kishin nisur të bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Më pas në rrjete sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Ata hedhur poshtë të gjitha këto auldime dhe u shprehën se mes tyre ka vetëm miqësi e asgjë më tepër.

Ndërsa sot në kuadër të gjithë këtyre thashethemeve Andi ka ftuar Melisën publikisht për një takim për t’u njohur.

“Nëpërmjet këtij mesazhi doja t’i thosha Melisës diçka. Kaq shumë sa është përmendur emri jonë o Melis, mua po më duket sikur jam në një lidhje me ty, kështu që sa herë kemi dalë në kafe bashkë kemi qenë me njerëz të tjerë të shoqëruar, kështu që unë doja të bëja një ftesë publike për një kafe serioze”, tha me humor Andi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat