Derisa po shijon pushimet në Miami Beach, Capital T njofton fansat për projektin e ri

Mediale Vip

Derisa po shijon pushimet në Miami Beach, Capital T njofton fansat për projektin e ri

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:29
Capital T

Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, që një kohë është duke shijuar pushimet në Miami Beach, Florida.

Këtë tashmë e ka bërë të ditur përmes postimeve që herë pas here ka sjell në rrjete sociale, ndonëse po vazhdon të jetë goxha aktiv akoma.

Ai ditën e sotme (e enjte) ka ndarë disa imazhe e video në një biçikletë, ndërsa në InstaStory ka azhurnuar fansat rreth një projekti të ri muzikor.

Ai njoftoi se do të lansojë një projekt të ri tjetër muzikor përpara publikimit të këngës “Rrafsh”.

“E di që jeni tu e prit ‘Rrafsh’. Por do të lansojë diçka tjetër shumë shpejt”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Kjo mezi pritet edhe nga fansat, të cilët thuajse në çdo postim të reperit pyesin për projektet e reja.

Trim Ademi (emri i vërtetë) gjatë vitit që lamë pas ishte një nga emrat më të lakuar në faqet rozë, duke marrë parasysh se solli të plotë albumin “Skulpturë” që njëherësh rezultoi të jetë mjaft i suksesshëm. 

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat