Zbulohet e vërteta e shtatzënisë së Orinda Hutës

Mediale Vip

Zbulohet e vërteta e shtatzënisë së Orinda Hutës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:45
Orinda Huta

Orinda Huta është përfolur shpesh se është në pritje të ëmbël, por në shumë raste këto lajme kanë rezultuar të pavërteta. Mirëpo së fundmi duket se dyshimet e ndjekësve të moderatores rezultuan të vërteta, sepse Orinda është shtatzënë.

Para disa ditësh në rrjetet sociale u bë virale një foto e publikuar nga Orinda Huta dhe Turjan Hysko, sepse ajo ngriti dyshimet e para se moderatorja është në një pritje të ëmbël. Orinda dhe Turi shfaqeshin në ballkonin e shtëpisë së tyre me në sfond bardhësinë e borës dhe përkrah fotos Huta shkroi: “Shtëpi” dhe “E bekuar”

Më pas dyshimet u përforcuan dhe nga komentet e mikeshave të tyre, ku një ndër të ishte dhe Xhemi Shehu, që kishte lënë 3 zemra në koment, duke nënkuptuar nga një për secilin. Ndërkohë disa ditë më parë, Orinda publikoi një video të saj, në të cilën shihej e veshur me një fustan të gjerë, ku binte në sy barku i rrumbullakosur. Pasi videoja u shpërnda me shpejtësi, Orinda e fshiu si për t’i shtuar akoma më shumë dyshimet tek fansat.

Mirëpo nuk keni pse të aludoni më, sepse “Prive” ka mësuar ga burime pranë Orindës se ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Siç duket Orinda dhe Turi kanë vendosur që këtë lajm kaq të bukur ta konfirmojnë muaj më vonë dhe jo në javët e para.

Ky fëmijë do të vijë në jetë si fryt i dashurisë 15-vjeçare të çiftit të njohur, që u celebrua me martesë në korrik të 2017-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat