Domethënia e veçantë që qëndron pas tatuazhit të preferuar të Rita Orës

Mediale Vip

Domethënia e veçantë që qëndron pas tatuazhit të preferuar të Rita Orës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:25
Rita Ora

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave pasi organizoi një festë për përvjetorin e 30-të në një restorant në Londër në fund të vitit të kaluar, në një kohë kur ishin marrë masa të rrepta për shkak të pandemisë.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Australisë, pasi është pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”.

Në një intervistë që ka dhënë për “Australia’s Ash London Live”, autorja e hitit “Anywhere” është shprehur e penduar për 30 tatuazhet që ka bërë në trup, dhe po mendon që gjysmat t’i heqë.

Ajo është shprehur se një ndër më të pëlqyerit e saj është tatuazhi me fjalën “zog”, që e bëri pasi e ëma, Vera e quante “zog i vogël”.

“Kam shumë tatuazhe dhe do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë.

Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon ‘Zog’, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste zogu i vogël”, ka treguar këngëtarja shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat