Detajet: Si u ndanë Tea dhe Bearti në Stamboll në ditëlindjen e bukuroshes?

Mediale Vip

Detajet: Si u ndanë Tea dhe Bearti në Stamboll në ditëlindjen e bukuroshes?

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:20
Tea dhe Bearti

Tea dhe Bearti janë ndarë!

Pak javë pasi zyrtarizuan raportin e tyre të dashurisë të nisur rreth muajit Dhjetor, në ditëlindjen e Teas, ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme për ditëlindjen e Teas.

Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për portalin tonë.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij” – ka deklaruar burimi i portalit tonë.

Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit përfundoi në hotel, dhe jo në banesën e Beartit.

Prive e ka të konfirmuar që Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë ditën e sotme me një makinë private.

Nuk dihet se çka mund të ketë acaruar situatën në një udhëtim që supozohej të ishte festë për ditëlindje. Detajet mbetet të kuptohen në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat