Të tjera imazhe provokuese nga xhirimet e klipit të ri të Diona Fonës

Mediale Vip

Të tjera imazhe provokuese nga xhirimet e klipit të ri të Diona Fonës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:19
Diona Fona

Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo së fundmi ka publikuar disa imazhe e video të tjera nga xhirimet e klipit të ri, në të cilat shfaq dukjet provokuese.

E veshur tërësisht në të zeza e me një korse të theksuar në pjesën e gjoksit, bukuroshja shqiptare vjen në top formë.

“E di çfarë mendon ti kur më ke afër. Sheqer”, ka shkruar ajo.

Image

Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat.

“Xhani” përndryshe titullohet projekti i fundit i Fonës i lansuar në tetor të vitit që lamë pas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat