Khloe Kardashian falënderon Bidenin që njohu gjenocidin armen

Mediale Vip

Khloe Kardashian falënderon Bidenin që njohu gjenocidin armen

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:52
Khloe Kardashian, Joe Biden

Khloe Kardashian ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për pranimin e gjenocidit armenian të vitit 1915.

Kardashian 36-vjeçare, ka shprehur mirënjohjen ndaj Bidenit për siç ka thënë, njohjen formale si gjenocid, të vrasjeve masive në Armeni, në kohën e Perandorisë Osmane.

Presidenti Biden, është lideri i parë amerikan që ka bërë këtë veprim, derisa presidentët e kaluar e kanë tejkaluar këtë çështje në përpjekje për të mos i prishur marrëdhëniet me Turqinë.

Image

Khloe Kardashian është më e reja nga motrat Kardashian. Disa vjet më të vjetra janë motrat e saj Kourtney dhe Kim Kardashian. Të ri motrat dhe vëllai i tyre, Rob, janë të lindura nga babai me prejardhje nga Armenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat