Fillojnë provat për netët finale të “Eurovision 2021”

Mediale Vip

Fillojnë provat për netët finale të “Eurovision 2021”

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:58
Eurovision

Kanë nisur përgatitjet për edicionin e radhës të “Eurovision”.

Pas një viti pauzë, festivali evropian i këngës “Eurovision” do të mbahet këtë vit në Roterdam.

Faqja zyrtare e “Eurovision” njofton se sot (e shtunë) fillojnë provat e garuesve të shteteve për këtë festival.

Sa i përket skenës, rregullat nuk ndryshojnë nga vitet e mëparshme, në atë që gjashtë persona lejohen në skenë në të njëjtën kohë, dhe interpretuesit mund të përdorin rekuizita reale dhe bazamente dhe piroteknikë, ose projeksione dixhitale, ose të gjitha këto gjëra.

Por, ajo që ka ndryshuar është se performuesit mund të regjistrojnë paraprakisht vokalet e tyre mbështetëse dhe mos t’i kenë ata në skenë.

Ky rregull erdhi për të zvogëluar numrin e njerëzve në secilin delegacion dhe për të mbajtur numrin e pjesëmarrësve sa më të vogël që të jetë e mundur.

Shtetet të cilat do t’i zhvillojnë provat sot janë: Lituania, Sllovenia, Suedia, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Irlanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat