Vajza e Guardiolës, kapet mat në momente intime me mesfushorin e Tottenham-it

Mediale Vip

Vajza e Guardiolës, kapet mat në momente intime me mesfushorin e Tottenham-it

Më: 16 maj 2021 Në ora: 12:59
Dele Alli dhe Maria

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli dhe vajza e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiolës, Maria, janë fotografuar duke u puthur në publik.

Në një imazh të bërë viral, thuhet se është 25-vjeçari duke u puthur me një vajzë, e cila raportohet të jetë Maria.

Të dy shfaqen në foto me kurriz dhe imazhi i tyre nuk dallohet lehtësisht.

Sipas The Sun, futbollisti dhe 20-vjeçarja se kanë problem të shfaqin dashurinë e tyre në publik dhe se u kapën mat në momente intime në Londër.

Dele Alli mësohet se iu është afruar vajzës së Guardiolës në një lokal dhe pas një bisede të gjatë shkëmbyen puthjen.

Image

Lojtari i Tottenham vetëm pak kohë më parë i ka dhënë lidhjes së gjatë me modelen 23-vjeçare Ruby Mae.

Ruby u nda nga futbollisti për shkak se u lodh nga sjellja e tij, pasi Delle kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite.

Ndërsa Maria mësohet se i ka thënë miqve se me lojtarin janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat