Ana e panjohur e Afërdita Paqaradës, missit të parë në Kosovë

Mediale Vip

Ana e panjohur e Afërdita Paqaradës, missit të parë në Kosovë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:28
Afërdita Paqarada

Është miss-i i parë shqiptar, një nga femrat që shkëlqen. Afërdita Paqarada është rrezatuese dhe pa afat skadence., shkruan “Kosovarja”.

Bukuria e saj ka mahnitur ndër vite. Dikur ajo ka qenë modele e angazhuar në Londër, ku edhe ka kryer studimet për Dizajn të Modës.

Ja disa fakte që nuk i dinit për të:

-Thotë se ishin fëmijët inspirim që ajo të luftonte me sëmundjen e kancerit.

-Bekimi më i madh në jetën e saj janë fëmijët, për të cilët është tejet e përkushtuar.

-Thotë se për të dielli është Arti, ndërkaq hëna është Arba.

-Eshtë tejet e përpiktë dhe shumë detajiste.

-Londra është dashuria e saj.

-I pëlqen shumë mjuzikelli ‘’Chicago’’.

-Lexon më tepër litetarturë profesionale, libra të shkruar nga dizenjatorë me famë botërore.

-I pëlqejnë shumë udhëtimet.

-Shoqja e saj e ngushtë është Diellza Kolgeci.

-Ngjyra e saj e preferuar është e zeza. Shpesh e shohim të veshur me këtë ngjyrë.

-Nuk rri në vende ku pihet duhani.

-Ushqehet shëndetshëm.

-Është tejet humane.

-Edhe Queen Rania of Jordan, është e preferuara e saj për të cilen do të kishte krijuar linjë ‘’couture’’.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat