Bashkëshorti i bën surprizën më të bukur Angela Martinit

Mediale Vip

Bashkëshorti i bën surprizën më të bukur Angela Martinit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:27
Angela me burrë

Modelja e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo publikoi një video të realizuar në Venecia teksa shihet me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

Çifti kanë shijuar një shëtitje së bashku të ulur në një varkë dhe breg lumit disa persona këndonin.

Angela Martini, zbuloi se nuk ka ditur asgjë që e gjitha ajo është dedikuar për të dhe ishte tejet e lumtur.

“Udhëtimi me Gondolë në Venecia.?Nuk e kisha idenë se gjithçka ishte vënë në skenë posaçërisht për mua! Kur kam dëgjuar këngën Coldplay po mendoja – Uau, kjo është kaq bukur! – mos pasja dhe ideja që ishte gjithçka për mua! Më pas, kënga e ditëlindjes së operas më pushtoi!”, shkroi Angela Martini.

Ndryshe, modelja shqiptare vazhdon të jetë e martuar me miliarderin rumun dhe vazhdimisht ndan momente bashkë me të në rrjete sociale dhe tregojnë se kalojnë shumë mirë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat