‘Pavarësisht të kaluarës sonë’, Justin Timberlake flet publikisht për situatën e Britney-t

Mediale Vip

‘Pavarësisht të kaluarës sonë’, Justin Timberlake flet publikisht për situatën e Britney-t

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 18:51
Justin Timberlake, Britney Spears

Justin Timberlake ka dalë publikisht në mbështetje të Britney Spears.

"Pas asaj që pamë sot, të gjithë duhet të mbështesim Britney në këtë kohë," shkroi Timberlake në Twitter dje në mbrëmje, pas dëshmisë bombë të Spears në seancën e saj gjyqësore. "Pavarësisht nga e kaluara jonë, e mirë dhe e keqe, dhe pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar... ajo që po ndodh me të thjesht nuk është e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve për trupin e saj," –tha Timberlake duke iu referuar faktit që kujdestaria nuk e lejon të ketë më fëmijë.

Spears dhe Timberlake, të cilët ishin në një lidhje nga viti 1999 deri në vitin 2002, ishin një nga çiftet më të dashur asokohe. Hiti i Timberlake, "Cry Me a River", paraqiti një version të ngjashëm të Spears në videoklipin e saj dhe u interpretua gjerësisht si një akuzë që ajo e kishte tradhtuar atë.

Në postimet e mëvonshme, Timberlake shtoi:

"Askush nuk duhet të mbahet kurrë kundër vullnetit të tyre ... ose kurrë nuk duhet të kërkojë leje për të pasur diçka për të cilën ka punuar kaq shumë. Jessica (gruaja e Timberlake) dhe unë i dërgojmë Britney-t dashurinë dhe mbështetjen tonë absolute për këtë kohë. Shpresojmë që gjykatat dhe familja e saj të marrin një vendim të drejtë dhe ta lënë të jetojë, sido që ajo dëshiron të jetojë".

Spears ka qenë nën kujdestarinë e të atit - e vendosur gjatë problemeve të saj me shëndetin mendor që u bënë publike pas divorcit të saj nga Kevin Federline - për 13 vitet e fundit.

Gjatë fjalimit të saj 23-minutësh me gjyqtaren Brenda Penny, përmes telefonit, ajo iu kundërvu familjes së saj, duke akuzuar se veprimet e të atit dhe ekipit të saj janë për t’u dënuar me burg.

Ajo pretendoi se ajo ishte e detyruar të merrte kotraceptivë - pavarësisht se dëshironte të martohej dhe të kishte një fëmijë tjetër. Ajo theksoi se kujdestaria e të atit i ka bërë më shumë dëme se të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat