Fotografohen bashkë The Weeknd dhe Angelina Jolie në një dalje në Los Angeles

Mediale Vip

Fotografohen bashkë The Weeknd dhe Angelina Jolie në një dalje në Los Angeles

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:24
The Weeknd dhe Angelina Jolie

Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan së bashku në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje, duke bërë kështu që të fillojnë thashethemet për atë se çfarë mund të sjellë kjo natë e tyre.

Pasi kaluan orë të tëra në restorantin e nivelit të lartë Italian ‘Giorgio Baldi’, dyshja ishin të sigurt që do të largoheshin veçmas në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku.

Fituesja 46-vjeçare e ‘Oscar’ kishte veshur një fustan të zi mëndafshi gjersa këngëtari i “After Hours”, 31 vjeç, dukej thjeshtë në një palë xhinse e çizme të zeza.

Është e mundur që nëna e gjashtë fëmijëve dhe kanadezi të kenë ndarë një mbrëmje romantike së bashku, dyshja gjithashtu mund të jenë takuar për arsye biznesi dhe asgjë më shumë, pasi këngëtari, Abel Tesfaye, po kërkon të vazhdojë karrierën e tij në Hollywood.

“Ata qartë nuk po përpiqen të fshehin [datën e darkës]”, tha një burim pranë The Weeknd për Page Six. “Ai padyshim që është përqendruar në hyrjen në biznesin e filmit. Ai ka serialin e ri në HBO në të cilin po luan”.

Tesfaye – i cili luajti një rol të paharrueshëm në “Uncut Gems” të Adam Sandler dhe bashkë-shkroi një episod të “American Dad” vitin e kaluar – është vendosur të shkruajë dhe të interpretojë në serialin e ri të HBO “The Idol”, të cilin e ka krijuar me Reza Fahim dhe krijuesin e “Euphoria” Sam Levinson.

Këngëtari i “Blinding Lights” ka qenë në një lidhje romantike me Bella Hadid në 2015, me të cilën u nda në 2016 dhe u ribashkua në 2017. Ata u ndanë përfundimisht në 2019.

Jolie, e cila festoi ditëlindjen e saj të 46-të muajin e kaluar, thuhet se është ribashkuar me ish-burrin Jonny Lee Miller. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat