Antonela zbulon një fotografi me Ledjanën

Mediale Vip

Antonela zbulon një fotografi me Ledjanën

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 17:06
Ledjana, Mevlani dhe Antonela

Antonela dhe Ledjana ishin rivalet më të mëdha në studion e “Për’puthen” gjatë tërë sezonit të dytë.

Bukuroshet sikur të ishin armike të përbetuara asnjëherë nuk shkonin mirë me njëra tjetrën duke qenë se e kishin pëlqimin të dya drejt Mevlanit.

Së fundi, Antonela është përgjigjur pyetjeve të fansave në mesin e tyre u pyet se si qëndron sot raporti i saj me Ledjanën.

‘’A jeni pajtuar me Ledjanën? A keni komunikuar pas ‘’Për’puthen për ndonjë sqarim?’’, është pyetja ndërsa Antonela u përgjigj duke ndarë një fotografi nga një moment i dyshes ku janë shumë të afëtrta dhe duke qeshur.

Ky afrimitet nuk është parë asnjëherë gjatë transmetimit të puntatave por ja që i paska zënë dikush.

‘’Sbesoj se kemi shku mire ndonjëherë sa në këtë foto, sdo ketë asnjë sqarim dhe asnjë raport më shumë, gjithçka është mbyll në program’’, ka shkruar Antonela bashkangjitur me fotografinë.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat